JOINT STATEMENT BY THE GOVERNMENTS OF FRANCE, GERMANY, ITALY, THE UNITED KINGDOM AND THE UNITED STATES, August 13, 2019

The governments of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States stand united in our aim to see the full normalization of relations between Kosovo and Serbia via a comprehensive, politically sustainable, and legally binding agreement that contributes to regional stability. The status quo prevents progress on Kosovo’s and Serbia’s path towards the European Union (EU) and is simply not sustainable. After years of stagnation, the time has come to finally end the conflicts of the 1990s and provide a secure and prosperous future for the people of Kosovo and Serbia by negotiating in good faith an agreement that both sides can support.

Therefore, we call on Kosovo and Serbia to restart the EU-led Dialogue with urgency and ask that both parties avoid actions that will hinder a final agreement, which is necessary for both countries to achieve greater Euro-Atlantic integration and its accompanying benefits.

We are prepared to step up our role in the process in support of the EU High Representative, but we cannot do so until you both signal a willingness to compromise, remove obstacles and resume discussions. For Kosovo, that means suspending the tariffs imposed on Serbia. For Serbia, that means suspending the de-recognition campaign against Kosovo.

We want to see the people of Kosovo and Serbia benefit from a lasting peace and have the opportunity to build their own futures. We stand ready to assist in any way possible.


Deklaratë e përbashkët e qeverive të Francës, Gjermanisë, Italisë,
Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
13 gusht 2019

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal.

Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse.
Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.

Ne dëshirojmë të shohim që njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë të përfitojnë nga paqja e qëndrueshme dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre.

ZAJEDNIČKA IZJAVA VLADA FRANCUSKE, NEMAČKE, ITALIJE, UJEDINJENOG KRALJEVSTVA I SJEDINJENIH DRŽAVA, 13. avgust 2019.

Vlade Francuske, Nemačke, Italije, Ujedinjenog Kraljevstva i Sjedinjenih Država ujedinjene su u nameri da se postigne puna normalizacija u odnosima Beograda i Prištine kroz sveobuhvatni, politički održiv i pravno obavezujući sporazum koji će doprineti regionalnoj stabilnosti. Status quo onemogućava napredak Kosova i Srbije ka članstvu u Evropskoj uniji i jednostavno nije održiv. Nakon godina stagnacije došlo je vreme da se stavi tačka na sukobe iz 90-ih i da se kroz pregovore u duhu dobre volje postigne sporazum prihvatljiv obema stranama koji će obezbediti bezbednu i prosperitetnu budućnost za građane Kosova i Srbije.

Stoga pozivamo Kosovo i Srbiju da što je brže moguće obnove dijalog pod okriljem EU i tražimo da se obe strane uzdrže od preduzimanja koraka koji onemogućavaju postizanje sporazuma koji je neophodan obema državama u cilju postizanja širih evroatlantskih integracija i svih pratećih pogodnosti.

Spremni smo da kroz podršku visokom predstavniku EU povećamo našu ulogu u procesu ali to ne možemo učiniti sve dok obe strane ne pokažu spremnost na kompromis, uklone prepreke i nastave da razgovaraju. Za Kosovo to znači ukidanje taksi koje je nametnulo Srbiji. Za Srbiju to znači prekid kampanje za povlačenje priznanja nezavisnosti Kosova.

Želimo da građani Kosova i Srbije uživaju plodove održivog mira i da imaju mogućnost da grade sopstvenu budućnost. Spremni smo da u tome pomognemo na svaki mogući način.

Dernière modification : 13/08/2019

Haut de page