La honte doit changer de camp

PNG
Dans le monde, une femme sur trois vivant en couple subit des violences exercées par son partenaire. Les femmes victimes de violence perdent une à quatre années d’espérance de vie en moyenne.

Au Kosovo, environ quatre hommes sur dix considèrent qu’une femme mérite parfois d’être battue. Un homme sur dix a déjà exercé des violences à l’encontre de sa partenaire.

La violence conjugale et la violence exercée contre les femmes touchent toutes les sociétés et tous les pays du monde, le Kosovo comme la France. Depuis quelque mois a eu lieu une immense libération de la parole, un appel des femmes pour que leur cause soit au cœur du débat public. Même si beaucoup restent encore muettes et même si beaucoup dénoncent l’inacceptable, beaucoup de victimes n’osent pas parler et restent dans le camp de la honte. Souvent femmes au foyer ou frappées par l’injustice sociale, elles n’osent pas penser que cette parole de libération est pour elles.

La violence conjugale est un processus de domination sexiste. Personne n’est à l’abri de ce type de violences. Elle sévit dans toutes les catégories sociales, économiques et culturelles, en milieu urbain ou rural et quel que soit le contexte éducatif ou religieux. Dans leur très grande majorité, les victimes sont des femmes, en raison des stéréotypes culturels sexistes. Et dans une très grande majorité, les responsables sont des hommes. Ce ne sont pas des criminels comme les autres ; ce sont des pères, des frères, des patrons, des collègues, des maris ou des compagnons. La plupart d’entre eux appartiennent au cercle proche des victimes. Ce sont des citoyens qui ont bien souvent une vie normale mais qui déshonorent notre conception de l’Humanité.

Ces hommes qui violentent, choisissent le plus souvent de le faire dans les lieux où les femmes devraient se sentir à l’abri : le foyer, le lieu de travail. D’autres harcèlent dans les espaces publics. Et souvent ces hommes usent d’une supériorité : celle de l’âge, de l’autorité, du grade ou tout simplement de la force. Et ce sont ces femmes qui après ont honte. Et je le dis à tous les hommes du monde, c’est leur dignité même qu’ils bafouent ce faisant. C’est leur part d’humanité qu’ils décident de réduire. C’est leur part de citoyenneté à laquelle ils renoncent.

C’est pourquoi il est indispensable que la honte change de camp, que les criminels du quotidien qui harcèlent, injurient, touchent, agressent, ne soient plus jamais excusés mais repérés, dénoncés, traduits en justice, condamné avec toute la fermeté requise, sans aucune excuse.

Que nous dit la vague de libération de la parole à laquelle nous assistons depuis #MeToo ? Que c’est la société tout entière qui est malade du sexisme. Pour lutter contre cet état de la société, il faut agir avant que nos enfants aient été éduqués selon des stéréotypes et des clichés qui produisent ensuite des inégalités entre les filles et les garçons, entre les femmes et les hommes.

Lutter contre les violences faites aux femmes, c’est mener un combat culturel visant à diffuser une culture de l’égalité afin de changer en profondeur les mentalités.
L’éducation reste le principal levier de lutte contre les violences faites aux femmes. L’éducation à l’égalité commence dès l’école. L’école n’est pas uniquement un lieu où on apprend. C’est un lieu où l’on se construit, où l’on apprend à se comporter, où les premières relations se forment. Il s’agit donc de construire, le plus tôt possible, une éducation combattant fermement les représentations du rapport entre hommes et femmes exacerbant le rapport de domination. Il ne s’agit pas de nier la différence entre les sexes ou de vouloir tout confondre. Mais il ne faut pas que cette différence, qui est une richesse, se traduise en une inégalité insupportable et devienne un déterminisme culturel.

L’accompagnement et l’écoute doivent aussi se généraliser dans la société civile. Le lieu de travail doit devenir un endroit où les victimes se sentent protégées et écoutées. Car le lieu de travail est parfois un lieu de la violence faite aux femmes aussi. Il importe de ne pas laisser le territoire aux prédateurs, harceleurs ou violeurs, qui sont souvent couverts par une forme de silence honteux ou de relativisme moral.
L’égalité des droits des hommes et des femmes n’est pas seulement un droit fondamental, reconnu par la Déclaration universelle des Droits de l’Homme dont on célèbre les 70 ans d’existence le 10 décembre 2018. Sa réalisation a également d’énormes ramifications socio-économiques. Protéger et libérer les femmes dynamise les économies, augmente la productivité et la croissance.
Je crois que le combat doit se poursuivre, au Kosovo comme en France, pour une société plus juste et plus humaine.


Turpi duhet të ndërrojë anën

Në botë, një në tre gra që jetojnë në çifte përjetojnë dhunë nga partneri i tyre. Gratë viktima të dhunës humbasin një deri në katër vjet jetëgjatësi mesatare.
Në Kosovë, rreth katër nga dhjetë burra mendojnë se një grua meriton të
rrihet nganjëherë. Një në dhjetë burra tashmë ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij.
Dhuna në familje dhe dhuna kundër grave prekin të gjitha shoqëritë dhe vendet në botë, Kosovën dhe Francën poashtu. Për disa muaj ëshë zhvilluar aktiviteti për shprehjen e lirë të mendimit, një thirrje nga gratë në mënyrë që kauza e tyre të jetë në qendër të debatit publik. Ndonëse shumë prej tyre mbeten të heshtura dhe shumë nga to denoncojnë atë që është e papranueshme, shumë viktima ende nuk guxojnë të flasin dhe të mbeten në kampin e turpit. Shpesh si amvise apo të goditura nga padrejtësia shoqërore, ato nuk guxojnë të mendojnë se kjo e drejtë e fjalës së lirë u takon atyre.

Dhuna në familje është një proces dominimi seksual. Askush nuk është nën mburojë nga ky lloj i dhunës. Kjo ndodh në të gjitha kategoritë shoqërore, ekonomike dhe kulturore, në zonat urbane apo rurale dhe në çfarëdo konteksti arsimor ose fetar. Shumica dërmuese e viktimave janë gra për shkak të stereotipeve kulturore seksiste. Dhe, në shumicën dërmuese përgjegjës janë burrat. Ata nuk janë kriminelë si të tjerët ; ata janë baballarë, vëllezër, pronarë, kolegë, burra ose shokë. Shumica e tyre i përkasin rrethit të ngushtë të viktimave. Ata janë qytetarë të cilët shpesh kanë një jetë normale, por që turpërojnë konceptin tonë për Njerëzimin.

Këta burra që përdorin dhunën, më shpesh zgjedhin ta bëjnë këtë në vendet ku gratë do të duhej të ndiheshin të sigurta : në shtëpi, në vendin e punës. Të tjerët ngacmojnë në hapësirat publike. Dhe shpesh këta njerëz përdorin një epërsi : atë të moshës, autoritetit, rangut ose thjesht forcës. Dhe pastaj janë gratë ato që ndihen të turpëruara. Dhe, unë u them të gjithë burrave në botë, se me këto veprime ata nëpërkëmbin dinjitetin tyre. Është pjesa e tyre e njerëzimit që ata vendosin ta zvogëlojnë. Është pjesa e tyre e shtetësisë nga e cila ata heqin dorë.

Prandaj, është e domosdoshme që turpi të ndërrojë anën, se kriminelët e jetës së përditshme që ngacmojnë, fyejnë, prekin, sulmojnë, të mos arsyetohen asnjëherë, por të gjenden, të denoncohen, të sillen para drejtësisë, të marrin dënimin e merituar pa asnjë justifikim.

Çfarë na tregon vala e shprehjes së lirë të mendimit për të cilën tani jemi dëshmitarë me #MeToo ? Se shoqëria e tërë është e sëmurë nga seksizmi. Për të luftuar kundër kësaj gjendje të shoqërisë, duhet të veprojmë para se fëmijët tanë të jenë të arsimuar sipas stereotipeve dhe klisheve që më pas prodhojnë pabarazi midis vajzave dhe djemve, midis grave dhe burrave.

Luftimi i dhunës kundër grave është një luftë kulturore për të përhapur një kulturë të barazisë në mënyrë që të ndryshojnë thellësisht mentalitetet.
Edukimi mbetet levë kryesore për luftimin e dhunës kundër grave. Edukata e barazisë fillon në shkollë. Shkolla nuk është vetëm një vend për të mësuar. Është një vend ku ne ndërtojmë veten, ku mësojmë të sillemi, ku krijohen marrëdhëniet e para. Prandaj është një çështje e formësimit, sa më shpejt që të jetë e mundur, të një edukimi që lufton fuqishëm përfaqësimet e marrëdhënieve midis burrave dhe grave duke përkeqësuar marrëdhënien e dominimit. Nuk është çështje e mohimit të dallimit midis gjinive ose të dëshirës për të ngatërruar gjithçka. Por ky ndryshim, që është një pasuri, nuk duhet të përkthehet në pabarazi të padurueshme dhe të bëhet një determinizëm kulturor.

Përkujdesja dhe dëgjimi duhet gjithashtu të shtrihen në shoqërinë civile. Vendi i punës duhet të bëhet një vend ku viktimat ndihen të mbrojtur dhe të dëgjuar. Për shkak se vendi i punës ndonjëherë është edhe një vend i dhunës ndaj grave. Është e rëndësishme që të mos t’ju japim hapsirë grabitqarëve, ngacmuesëve apo dhunuesëve, të cilët shpesh ndihen të mbrojtur nga fakti se ekziston një heshtje e turpshme ose relativizëm moral.

Të drejtat e barabarta për burrat dhe gratë nuk është vetëm një e drejtë themelore, e njohur nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila feston 70 vjetorin e saj më 10 dhjetor 2018. Realizimi i saj ka gjithashtu efekte të mëdha socio-ekonomike. Mbrojtja dhe çlirimi i grave dinamizon ekonominë, rrit produktivitetin dhe rritjen ekonomike.

Besoj se lufta duhet të vazhdojë, në Kosovë si në Francë, për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

Dernière modification : 05/12/2018

Haut de page