Les soldats français du Front d’Orient (1915-1918) morts au Kosovo

Le front d’Orient est l’un des quatre grands fronts de la Première Guerre mondiale sur le continent européen, avec ceux de l’ouest (France et Belgique), de l’est (Pays baltes, Russie, Roumanie et Bulgarie) et d’Italie.

JPEG

Il voit s’affronter les deux grandes coalitions de la Première Guerre mondiale et leurs alliés :

-  l’Entente : France, Royaume-Uni, Russie, Italie, Roumanie, Serbie (qui englobait la Macédoine serbe et également le Kosovo) et Grèce (à partir de 1917) ;
-  l’Alliance ou les puissances centrales : Allemagne, Autriche-Hongrie, Turquie et Bulgarie.

Sur le front d’Orient, les troupes de l’Entente sont constituées de divisions françaises, britanniques et serbes, renforcées par des divisions italiennes, russes et grecques. Les forces de l’Alliance comprennent en grande majorité des troupes bulgares, renforcées par des troupes allemandes et austro-hongroises, ainsi que par des unités turques.

Le front s’étendait sur près de 400 kilomètres, de la mer Egée à l’est, à la mer Adriatique à l’ouest. Il traversait quatre pays : la Grèce, la Bulgarie, la Serbie (dans sa partie qui correspond aujourd’hui à la Macédoine du Nord) et l’Albanie.
Ces différents pays furent pendant trois ans au cœur d’un front souvent oublié.

Pourtant, près d’un million de soldats d’une dizaine d’armées différentes se sont affrontés entre l’automne 1915 et septembre 1918. Parmi eux, l’Armée française d’Orient comptait environ 350 000 soldats ; 70 000 d’entre eux ont trouvé la mort.

Chaque année, le 11 novembre, l’Ambassade de France au Kosovo, conjointement avec l’Ambassade d’Allemagne, rend hommage à quelques-uns de ces soldats du Front d’Orient morts sur le sol kosovar. Un monument leur est dédié dans le cimetière chrétien de Pristina (quartier de Dragodan/Arbëria). Il s’agit d’un ossuaire, sur lequel sont positionnées deux stèles, une serbe et une française.

Cet ossuaire renferme les dépouilles d’une trentaine de soldats français, tombés probablement à l’automne 1918. Y reposent également un nombre indéterminé de soldats alliés serbes, ce qui explique la présence d’une stèle serbe.

Les soldats français inhumés à Pristina appartenaient certainement à la 11ème Division d’Infanterie Coloniale commandée par le Général TRANIE qui, à partir de septembre 1918, sous l’effet de l’offensive de l’Entente, a progressé depuis la Grèce et la Macédoine du Nord vers l’actuelle Serbie, en passant par plusieurs villes du Kosovo (Kacanik, Pristina et Mitroviça).

Pour en savoir plus sur le Front d’Orient (1915-1918), vous pouvez consulter en ligne la brochure réalisée par l’Ambassade de France en Macédoine du Nord :
https://mk.ambafrance.org/Brochure-sur-le-Centenaire-de-la


Ushtarët francezë të Frontit lindor (1915-1918) të rënë në Kosovë

Fronti Lindor është një nga katër frontet kryesore të Luftës së Parë Botërore në kontinentin evropian, ndër ta, Fronti përëndimor (Francë dhe Belgjikë), Veri-lindor (Shtetet Balltike, Rusia, Rumania dhe Bullgaria) dhe Fronti i Italisë.

Në këtë front u përballën dy koalicionet e mëdha të Luftës së Parë Botërore me aleatët e tyre :
- Blloku i Antantës : Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Italia, Rumania, Serbia (e cila përfshinte Maqedoninë serbe dhe Kosovën gjithashtu) dhe Greqinë (nga 1917) ;
- Aleanca ose fuqitë qendrore : Gjermania, Austro-Hungaria, Turqia dhe Bullgaria.

Në Frontin Lindor, trupat e Bllokut të Antantës përbëhen nga divizione franceze, britanike dhe serbe, të përforcuara nga divizione italiane, ruse dhe greke. Forcat e Aleancës përbëhen kryesisht nga trupat bullgare, të përforcuara nga trupat gjermane dhe austro-hungareze, si dhe njësitë turke.

Fronti shtrihej gati 400 kilometra, nga Deti Egje në lindje, në Detin Adriatik në perëndim. Ai kalonte nëpër katër vende : Greqi, Bullgari, Serbi (në pjesën e saj që tani i përgjigjet Maqedonisë së Veriut) dhe Shqipërisë.

Këto vende të ndryshme ishin për tre vjet në qendër të një fronti shpesh të harruar. Megjithatë, gati një milion ushtarë nga rreth dhjetë ushtri të ndryshme u konfrontuan midis vjeshtës së 1915 dhe shtatorit 1918. Midis tyre, Ushtria Franceze e Orientit numëronte rreth 350,000 ushtarë ; 70,000 prej tyre gjetën vdekjen.

Çdo vit, më 11 nëntor, Ambasada e Francës në Kosovë, së bashku me Ambasadën e Gjermanisë, i bëjnë homazhe disa prej këtyre ushtarëve nga Fronti Lindor që vdiqën në tokën kosovare. Një monument u kushtohet atyre në varrezat e krishtera të Prishtinës (lagja Arbëria/Dragodan). Kjo varrezë, mbi të cilin janë ngritur dy stela varri, një serbe dhe një franceze.

Në këtë varrezë ndodhen eshtrat e rreth tridhjetë ushtarëve francezë, të cilët ndoshta ranë në vjeshtën e vitit 1918. Aty pushojnë gjithashtu një numër i panjohur i ushtarëve aleatë serbë, gjë që shpjegon prania e një stele varri serb.

Ushtarët francezë të varrosur në Prishtinë sigurisht i përkisnin Divizionit të 11-të Kolonial të Këmbësorisë së komanduar nga Gjenerali TRANIE i cili, nga shtatori 1918, nën efektin e ofensivës së Antantës, përparoi nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në Serbinë e sotme, duke kaluar nëpër disa qytete në Kosovë (Kaçanik, Prishtinë dhe Mitrovicë).

Për të mësuar më shumë rreth Frontit të Orientit (1915-1918), mund të konsultoni në internet broshurën e përgatitur nga Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut :
https://mk.ambafrance.org/Brochure-sur-le-Centenaire-de-la

Dernière modification : 10/11/2020

Haut de page