Message de l’Ambassade de France à l’occasion du 20e anniversaire de l’opération des Forces alliées

La France a participé à la campagne aérienne de l’OTAN – opération Force Alliée – déclenchée le 24 mars 1999 pour contraindre Slobodan Milosevic, alors à la tête de la Yougoslavie, de cesser les exactions au Kosovo contre les populations civiles et pour permettre le retour des réfugiés et des déplacés et l’accès des organisations humanitaires au Kosovo.

Cette opération militaire a été déclenchée après que tous les tous les moyens politiques et diplomatiques ont été épuisés pour convaincre Slobodan Milosevic de faire le choix d’une solution négociée et de la paix au Kosovo, en adhérant aux accords de Rambouillet.

Début juin 1999, l’opération de l’OTAN a atteint son objectif : la violence a cessé au Kosovo. La France déplore les pertes de vies humaines et adresse ses condoléances à tous ceux qui ont perdu des proches au Kosovo et en Serbie.

A la suite de cette campagne aérienne, l’OTAN a déployé une opération militaire de maintien de la paix, la KFOR, dans le cadre des Nations unies (résolution 1244 du Conseil de sécurité), qui est toujours présente au Kosovo aujourd’hui. Des soldats français ont pris une part importante pendant de nombreuses années à la KFOR, en particulier au nord du Kosovo. Plus d’une vingtaine d’entre eux y ont laissé leur vie au service de la paix.

La France soutient la recherche d’un règlement entre le Kosovo et la Serbie, avec la médiation de l’Union européenne. Elle considère qu’il appartient aux deux parties de déterminer le contenu d’un accord et d’examiner toutes les options pouvant conduire à un règlement global et définitif de ce différend et au renforcement de la stabilité de la région. Elle souhaite que les discussions entre les deux parties reprennent dans les meilleurs délais.

Mesazh nga Ambasada e Francës në Kosovë me rastin e 20 vjetorit të operacionit të Forcave Aleate të NATO

Franca mori pjesë në fushatën ajrore të NATO-s – operacioni i Forcave Aleate i nisur më 24 mars 1999 për të detyruar Sllobodan Millosheviqin, atëherë kryetar i Jugosllavisë, për të ndaluar veprimet e dhunshme në Kosovë kundër popullatës civile dhe për të lejuar kthimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve dhe qasjen e organizatave humanitare në Kosovë.

Ky operacion ushtarak u nis pasi të gjitha mjetet politike dhe diplomatike ishin shterur për të bindur Sllobodan Millosheviqin për një zgjidhje të negociuar dhe paqësore në Kosovë, duke iu përmbajtur marrëveshjeve të Rambujesë.

Në fillim të qershorit 1999, operacioni i NATO-s arriti objektivin : dhuna u ndal në Kosovë. Francës i vjen keq për humbjen e jetërave të njerëzve dhe i dërgon ngushëllimet e saj të gjithë atyre që kanë humbur të afërm në Kosovë dhe Serbi.

Pas kësaj fushate ajrore, NATO vendosi një mision paqeruajtës ushtarak, KFOR, brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara (Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244), i cili është ende i pranishëm sot në Kosovë. Ushtarët francezë kanë qenë pjesë e rëndësishme e KFOR-it për shumë vite, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës. Më shumë se njëzet prej tyre kanë dhënë jetën në shërbim të paqes.

Franca mbështet kërkimin për një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit evropian. Ajo konsideron se i takon të dy palëve të përcaktojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje dhe të marrin në konsideratë të gjitha opsionet që mund të çojnë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare të kësaj mosmarrëveshjeje dhe në forcimin e stabilitetit të rajonit. Ajo shpreson që bisedimet mes dy palëve të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Dernière modification : 25/03/2019

Haut de page