Soutien de la France à la réforme du système judiciaire au Kosovo

Depuis la fin de la guerre et l’indépendance du Kosovo, la France s’est engagée de manière continue dans le suivi et l’accompagnement des réformes nécessaires à l’établissement et la consolidation de l’Etat de droit et au rapprochement européen du Kosovo.

Plusieurs projets européens ont été conduits avec la participation du ministère français de la justice et des professionnels du monde judiciaire. Ces dernières années, des magistrats français de très haut niveau ont mis leur expérience à disposition de leurs homologues kosovars, par le biais d’un jumelage institutionnel (twinning) porté par l’Italie et la France sur le renforcement des hauts conseils de la magistrature (juges et procureurs). Ce projet central pour assurer la responsabilisation, l’indépendance et le professionnalisme des magistrats s’est terminé début mai 2019.

Le ministre kosovar de la Justice a engagé avec les principaux partenaires actifs dans ce domaine un ambitieux processus d’élaboration d’une revue judiciaire qui devrait être rendue publique en septembre 2019. L’Ambassadeur de France a relevé l’importance de ce document stratégique qui fixe des priorités pour les années à venir et il a fait part de l’intérêt et du plein soutien de la France pour la mise en œuvre des réformes en cours dans le domaine judiciaire.

Le ministre et l’ambassadeur se sont félicités de la perspective de finalisation d’un accord sur la coopération bilatérale entre le Kosovo et la France. En outre, ils ont relevé l’intérêt de poursuivre les activités bilatérales mises en œuvre pour soutenir la formation des magistrats kosovars et appuyer l’indépendance et l’efficacité du système judiciaire.

L’ambassadeur a également fait part de l’engagement des ministères français des affaires étrangères et de la justice, conformément à la nouvelle stratégie française sur les Balkans présentée par le président Macron en marge du Sommet de Berlin, à continuer à appuyer la réforme de la justice, notamment dans le cadre des projets européens à venir.

JPEG - 58.2 ko
Foto arkivi nga Ministiria e Drejtësisë nga takimi përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, më 7 maj 2019.

Mbështetja e Francës për reformën e sistemit gjyqësor në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert u prit më 27 maj 2019 nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Që nga fundi i luftës dhe pavarësia e Kosovës, Franca ka qenë vazhdimisht e angazhuar në monitorimin dhe mbështetjen e reformave të nevojshme për vendosjen dhe konsolidimin sundimit të ligjit dhe përafrimin e Kosovës drejt BE-së. Disa projekte evropiane u zhvilluan me pjesëmarrjen e Ministrisë franceze të Drejtësisë dhe profesionistëve të lëmisë gjyqësore. Në vitet e fundit, gjykatësit francezë të nivelit shumë të lartë kanë përcjellur përvojën e tyre homologëve të tyre kosovarë, nëpërmjet një programi binjakëzimi institucional të udhëhequr nga Italia dhe Franca që ka pasur për synim përforcimin e këshillave të larta të gjyqësorit. (gjyqtarë dhe prokurorë). Ky projekt qendror, për të siguruar përgjegjësinë, pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve, përfundoi në fillim të majit 2019.

Ministri kosovar i drejtësisë ka angazhuar me partnerët kryesorë aktivë në këtë fushë një proces ambicioz të hartimit të rishqyrtimit gjyqësor i cili duhet të publikohet në shtator 2019. Ambasadori i Francës vuri në dukje rëndësinë e këtij dokumenti strategjik i cili përcakton proritetet për vitet në vijim dhe ai shprehu gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Francës për zbatimin e reformave të vazhdueshme në fushën e drejtësisë.

Ministri dhe ambasadori e mirëpritën mundësinë e finalizimit në të ardhmen të një marrëveshjeje për bashkëpunimin dypalësh midis Kosovës dhe Francës. Përveç kësaj, ata vunë në dukje rëndësinë e vazhdimit të aktiviteteve dypalëshe të zbatuara për të mbështetur trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë dhe për të mbështetur pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit.

Ambasadori gjithashtu shprehu angazhimin e ministrive franceze të Punëve të jashtme dhe Drejtësisë, në përputhje me strategjinë e re franceze për Ballkanin përëndimor e paraqitur nga presidenti Macron në margjinat të Samitit të Berlinit, për të vazhduar të mbështesë reformën në drejtësi, veçanërisht në kuadër të projekteve të ardhshme evropiane.

Dernière modification : 27/05/2019

Haut de page