Perspektiva evropiane dhe sundimi i ligjit
-
Perspektiva evropiane dhe sundimi i ligjit
Shërbimi i Bashkëpunimit Kulturor dhe i Veprimit të Ambasadës ofron mbështetje institucionale për administratat e Kosovës për të mbështetur perspektivën Evropiane të vendit, duke zbatuar projekte për të forcuar sundimin e ligjit (mbështetje për reformat në drejtësi dhe administratën publike).
Gjeni këtu disa ngjarje ose projekte domethënëse të zhvilluara nga Ambasada në mbështetje të realizimit të perspektivës Evropiane dhe forcimit të sistemit gjyqësor. -
Bashkëpunimi ndërmjet Shkollës Kombëtare të Magjistraturës dhe Akademisë Gjyqësore të Kosovës
Çdo vit, Akademia Gjyqësore e Kosovës mirëpret dy auditorë nga Shkolla Kombëtare e Juristëve si pjesë e praktikës së tyre ndërkombëtare.
Më 2 Mars 2019, dy audituese femra të drejtësisë janë pritur nga Drejtori i Akademisë (...) -
Thirrje për aplikim për Çmimin për të Drejtat e Njeriut - edicioni 2023
Ambasada fton aktivistët e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë që të aplikojnë për edicionin e vitit 2023 të Çmimit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Francës, organizuar nga Komisioni Kombëtar Konsultativ për të Drejtat e Njeriut (CNCDH).
Ky çmim, i themeluar në vitin 1998, synon të shpërblejë dhe të mbështesë aktivistë individualë ose OJQ që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat themelore në frymën e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.