Marrëdhëniet franco-kosovare

Zyra Ndërlidhëse e Francës (BLF) u hap në Prishtinë pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB të 12 qershorit 1999. Z. Bernard Kouchner ishte Përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kur Kombet e Bashkuara morën përsipër administrimin e territorit të Kosovës nga Serbia në qershor 1999.

BLF u transformua në Ambasadë atëherë kur Franca njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së saj. Ajo ishte vendi i dytë që e njohu Kosovën.

Franca ishte e përfshirë në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si anëtare e Grupit të Kontaktit, dhe më pas, pas vitit 2004, në negociatat për statusin e saj. Për një kohë të gjatë, ajo kishte një prani të madhe në radhët e KFOR-it, e cili u drejtua tre herë nga gjeneralët francezë. Më shumë se 50,000 ushtarë francezë kanë marr pjesë në misionin e KFOR që nga viti 1999 dhe kontigjenti i fundit u tërhoq nga Kosova në vitin 2014. Disa ushtarë francezë vdiqën në Kosovë gjatë këtyre operacioneve.

Franca gjithashtu ka marrë pjesë në procesin e rindërtimit të vendit dhe ende kryen veprime bashkëpunimi në fushat institucionale, ekonomike, ligjore dhe universitare.
Dy vendet tona mbajnë një dialog të rregullt politik. Konsultimet e fundit politike franko-kosovare u zhvilluan në Prishtinë në nëntor 2018. Konsultimet tjera, të planifikuara në Paris, duhet të mbahen në muajt e ardhshëm, në varësi të situatës shëndetësore.

publie le 16/08/2021

hautdepage