Kremtimi i Festës kombëtare të Francës

Për të kremtuar Festën kombëtare të Francës 🇫🇷 dje në “amfiteatrin Gërmia”, ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, pati kënaqësinë të mirëpres autoritete të larta të Kosovës, sportistë dhe amatorë të sportit, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, si dhe komunitetit francez në Kosovë.

Kremtimi i Festës kombëtare të Francës këtë vit përkon me mbajtjen në Paris të edicionit të 33-të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, me pjesëmarrjen e tretë të Kosovës në Lojërat Olimpike. Motoja e Republikës Franceze - liri, barazi, vëllazëri - rezonon me vlerat e olimpizmit - përsosmëri, miqësi, respekt.

Festimi i Festës kombëtare të Francës këtë vit në Prishtinë🇽🇰 ishte në shenjën e Lojërave Olimpike, me fjalimet e presidentit të Komitetit olimpik dhe presidentes së Komitetit paraolimpik të Kosovës, si dhe me demostrimet e sportistëve dhe të rinjve nga klubet e karatesë, xhudos dhe basketbollit në vend.

JPEG

JPEG

JPEG

JPEG

JPEG

publie le 14/07/2024

hautdepage