Kuvendi i Kosovës bëhet anëtar-vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë

Kuvendi i Kosovës u anëtarësua në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF) në fund të sesionit të tij të 44-të vjetor të mbajtur në Quebec nga data 5 deri më 10 korrik 2018.

APF është një organizatë e përbërë nga 83 anëtarë, përfshirë 17 vëzhgues, dhe përbën një asamble konsultative që punon për të promovuar shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut duke kontribuar njëkohësisht në përhapjen e gjuhës frënge. Anëtarësimi i Kosovës në këtë asamble është një hap përpara për vendin në përfaqësimin e tij diplomatik dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të tij parlamentare ndërkombëtare.

Për më shumë informacion : http://apf.francophonie.org/

publie le 16/08/2021

hautdepage