Shërbimi i sigurisë së brendshme (SSI) Zyra në PRISHTINË

Në kuadër të ambasadës së Francës nga viti 2006, shërbimi i sigurisë së brendshme (SSI) ka një oficer ndërlidhës (polic) dhe një asistent (punonjës lokal).

Në kuadrin e Drejtorisë së bashkëpunimit ndërkombëtar (DCI) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, SSI zbaton politikën e jashtme në fushën e sigurisë dhe siguron mbrojtjen e shtetasve francezë jashtë vendit të tyre.

Në mënyrën hierarkike, SSI është i lidhur me atasheun e sigurisë së brendshme (ASI) i cili gjendet në Shkup (Maqedoni e Veriut). Këshilltar i ambasadorit për çështjet që lidhen me shërbimet e ministrisë së punëve të brendshme, ASI moderon dhe koordinon bashkëpunimin dypalësh të sigurisë dhe të qeverisjes, si dhe bashkëpunimin shumëpalësh, veçanërisht në aspektet e tyre teknike, operacionale dhe institucionale.

Bashkëbisedues i privilegjuar i policisë ose xhandarmëris lokale, SSI propozon dhe zbaton programe dhe aktivitete bashkëpunimi, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar ndërkombetar (trafiqet e drogës dhe armëve, krimi kibernetik, etj) dhe imigracionin e parregullt.

Atasheu i Sigurisë së Brendshme (ASI)

Këshilltar i ambasadorit për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e brendshme, si dhe ato që lidhen me shërbimet e ndryshme të ministrisë së brendshme, moderon dhe koordinon bashkëpunimin dypalësh të sigurisë dhe të qeverisjes, si dhe bashkëpunimin shumëpalësh, në veçanti të aspekteve teknike, operacionale dhe institucionale. Atasheu i sigurisë së brendshme ka statut diplomatik dhe zbaton bashkëpunimin e përcaktuar nga ministri i punëve të brendshme në përputhje me orientimet e përgjithshme të politikës sonë të jashtme.

Misionet e shërbimit të sigurisë së brendshme (SSI)

Për ushtrimin e kompetencave të tij, ASI ndihmohet nga :
Një oficer ndërlidhës i krimit të organizuar

3/ Kontakti

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Zyra në PRISHTINË
@ : DCI.pristina@hotmail.com
Tel : 00 383 38 22 45 88
SSI në SHKUP : +389 2 324 43 00
franamba@t.mk

publie le 13/08/2021

hautdepage