Ambasada e Francës e ka vënë në shitje automjetinToyota RAV-4 Hybrid

Ambasada e Francës e ka vënë në shitje automjetin 🚗 Toyota RAV-4 Hybrid, viti 2016, rreth 109,000 KM të kaluara.
Kjo veturë shitet në gjendje aktuale, pa garancion. Ajo është servisuar rregullisht në servsin e Toyota-s në Prishtinë.
Kushtet e shitjes : shitja bëhet sipas procedurës së thirrjes për tender. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur (drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Ambasadës), Rr Ismail Qemali, nr 76, jo më vonë se data 26 janar 2024 ora 11:30.
Oferta më e lartë (me emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e emailit të kandidatit për blerje) do të shpallet fituese. Fituesi i thirrjes për tender do të duhet të paguajë edhe një taksë prej 6 % të shumës së ofertës, ne llogari të Ambasadën e Francës. Pagesa e shumës totale (oferta + taksa) do të paguhet me transfer bankar në llogarinë e ambasadës.
Oferta minimale është caktuar në shumën 7000 €. Përveç kësaj, çdo taksë vendore që kërkohet nga autoritetet lokale kosovare dhe detyrimet ligjore do të jenë përgjegjësi e blerësit dhe nuk mund të zbriten nga çmimi i blerjes.
Formalitetet për çregjistrimin e automjetit tek autoritetet kosovare do të zgjasin afërsisht 2 javë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave. Gjatë kësaj periudhe, automjeti do të mbetet pronë e Ambasadës së Francës dhe nuk mund të përdoret.
Kontakti : Deri më 15/01/2024 : +383 48 937 716
Nga data 15/01/2024 : +383 48 507 771

PNG

publie le 04/01/2024

hautdepage