Suksesi i projektit të inkubatorit social RISE

Çfarë është projekti RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësit Socialë)?

I nisur më 1 tetor 2019, projekti shumëvjeçar RISE i ka rrënjët në Ballkanin Perëndimor dhe synon të mbështesë ndërmarrjen sociale. Zbatimi i projektit merr në konsideratë nevojat specifike të rajonit si dhe kontekstin e tij historik dhe politik. Kështu, zbatimi i këtij projekti kontribuon në dinamikën e pajtimit. Për ta bërë këtë, projekti ka dy objektiva kryesore:
→ Ai synon të pasurojë kapacitetin e ekosistemit të ndërmarrjes sociale në rajon. Arritja e këtij objektivi reflektohet në bashkëpunimin e ngushtë me një rrjet inkubatorësh lokalë që promovojnë projekte inovative me dimension social. Ndërmarrësit socialë harmonizojnë efikasitetin ekonomik me ndërgjegjësimin social dhe mjedisor. Ata zhvillojnë ide novatore që kanë një ndikim pozitiv social dhe mund të gjenerojnë fitime.
→ Ai synon të hapë hapësira pajtimi për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor duke shumëfishuar shkëmbimet rreth ndërmarrjes sociale.

PNG

Cilat janë mënyrat për zbatimin e projektit?

Projekti financohet nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) dhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor Ballkanik (RYCO). Kjo e fundit është gjithashtu pjesë e konsorciumit që koordinon projektin RISE. OFAJ (Zyra Franko-Gjermane për Rininë) ose Instituti Francez marrin pjesë së bashku me SEEYN (Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore) dhe PULSE (Groupi SOS).
Zbatimi lokal i RISE në vendet e Ballkanit Perëndimor sigurohet nga inkubatorët socialë të krijuar në 6 vende: ARNO (Maqedonia e Veriut), Nesto Vise, (Bosnjë dhe Hercegovinë), Yunus Social Business Balkans (Shqipëri), Smart Kolektiv (Serbi), IEC Technopolis (Mali i Zi) dhe Balkan Green Foundation (Kosovë).

Nëse Balkan Green Foundationështë zbatues i projektit RISE në Kosovë, aktiviteti i tij nuk kufizohet vetëm në zbatimin e tij. Organizata është e specializuar në promovimin dhe kryerjen e veprimeve që lidhen me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Ajo promovon politika publike që marrin parasysh urgjencën klimatike dhe axhendat kombëtare për integrimin në BE.

Zgjedhja e projekteve

Programi RISE mund të ndahet në dy faza: një fazë e parë e maturimit të projektit dhe një fazë e dytë e mbështetjes së personalizuar. Një përzgjedhje bëhet para fazës së parë si dhe në fund të saj. Integrimi i fazës së parë është i rezervuar për projekte të drejtuara nga çifte/binome ndërmarrësish të rinj. Projektet e përzgjedhura kanë një ndikim pozitiv mjedisor ose social dhe tashmë kanë qenë objekt eksperimentesh në shkallë të vogël pa u zhvilluar në një aktivitet tregtar.

Pas një faze të parë reflektimi të quajtur "ideimi", projektet më të suksesshme përzgjidhen për të integruar një program mbështetës të përshtatur në të cilin sipërmarrësit socialë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të takohen dhe shkëmbejnë. Mobiliteti i sipërmarrësve dhe takimet e tyre kontribuojnë në krijimin e lidhjeve personale dhe emulimit, të cilat nxisin një mirëkuptim më të mirë mes të rinjve të Ballkanit si dhe qarkullimin e ideve novatore.

RISE zgjedh disa projekte çdo vit që përfshijnë këtë fazë të mbështetjes së personalizuar. "Gjenerata e parë e risers" u zgjodh në mars 2021. 12 ndërmarrje sociale, nga dy nga secili vend, mundën të vazhdonin aventurën RISE. Ata kishin marrë grante në shumën prej 2,500 € dhe përfituan nga një program rajonal inkubimi për të realizuar idetë e tyre. "Gjenerata e dytë e risers" u zgjodh në shkurt 2022 dhe do të fillojë fazën e mbështetjes së personalizuar.

Projektet e përzgjedhura në kuadër të Programit RISE për Kosovën
Dy projekte të Kosovës janë përzgjedhur në vitin 2021 për të integruar gjeneratën e parë të risers: MIA Bags Handcrafted dhe Kompostopia.

PNG - 1.8 Mo
Xhylishaha Ademi dhe Ilmije Kamishi, bashkëthemeluese të Mia Bags Handcrafted

Mia Bags Handcraftedështë një nismë familjare e udhëhequr nga dy motrat, Edona dhe Ilmije Kamishi dhe tezja e tyre Xhylishahe Ademi, e cila konsiston në prodhimin e qeseve/çantave nga mbetjet e prodhimit industrial. Projekti ka qenë shumë i suksesshëm pasi së fundmi ato kanë nënshkruar një kontratë me Gratë e Kosovës për Gratë si pjesë e një granti të ri që kanë marrë për projektin « I SEE-Improved self-employment & employment opportunities ».

PNG - 1 Mo
Projekti Kompostopia i përfaqësuar në programin RISE nga themeluesi i tij Ariston Lipa dhe nga Kastriot Lipa, anëtar i ekipit

Projekti Kompostopiai përfaqësuar në programin RISE nga themeluesi i tij Ariston Lipa dhe nga Kastriot Lipa, anëtar i ekipit
Për sa i përket Kompostopia, nisma konsiston në prodhimin e kompostit dhe shitjen e tij tek individët, duke ndihmuar kështu në reduktimin e mbetjeve organike. Themeluesi i kompanisë, e prezantoi projektin me rastin e Javës sê Frankofonisë që u mbajt në Prizren në vitin 2022.

PNG - 651.2 ko
Ariston Lipa, themelues i Kompostopia, në kuadër tê Javës së Frankofonisë
(18 mars 2022)

Gjenerata e re e “risers” ka sërish në radhët e saj dy projekte kosovare: Eco Solution dhe 35 Shkallë.

PNG - 505.9 ko
Themeluesi dhe themeluesja i projektit 35 Shkallë
PNG - 466.1 ko
Themeluesit e projektit Eco Solution

Eco Solution synon të zhvillojë një produkt organik nga mbetjet ushqimore për të optimizuar përdorimin e resurseve. Sa i përket 35 Shkallë, ai po zhvillon një “guaskë tualeti” që lehtëson marrjen e një pozicioni natyral të trupit që parandalon zhvillimin e disa sëmundjeve si apendiciti apo kanceri i zorrës së trashë.
Këto projekte janë përcjellur ose do të përcillen nga Balkan Green Foundation, zbatuesi i projektit RISE në Kosovë.

publie le 27/04/2022

hautdepage