AFD punon me shoqërinë civile për të promovuar kohezionin social dhe për të mbështetur të rinjtë në Ballkan
Që nga viti 2019, AFD ka mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në tranzicionet e tyre të qëndrueshme. Përtej instrumenteve financiare, kjo përfshin edhe mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat luftojnë për qëndrueshmëri sociale në baza ditore.
Sipas një hulumtimi të UNDP-së të realizuar në vitin 2021, pasiguria socio-ekonomike dhe mosfunksionimet në tregun e punës janë ndër shqetësimet kryesore të të rinjve në Kosovë. Përballë këtyre vështirësive, një pjesë e madhe e të rinjve vendosin të emigrojnë, duke përforcuar fenomenin e ashtuquajtur “ikja e trurit”. Kjo e fundit pengon dinamizmin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit dhe mund të ushqejë mungesën e kohezionit social. Gjithashtu në Kosovë, dhuna për shkak të intolerancës është shkaku kryesor i braktisjes së shkollës, duke kontribuar në thellimin e pabarazive.
Për të përballuar këto sfida dhe për të ankoruar tranzicionet me kalimin e kohës, është thelbësore të mobilizohet drejtpërdrejt popullsia. Kush më mirë ta marrë përsipër këtë mision sesa organizatat e shoqërisë civile? Duke i cilësuar kështu OJQ-të ashtu sikurse kooperativat dhe organizatat lokale, ky term i përgjithshëm bashkon lloje të ndryshme organizatash që i shërbejnë interesit të përgjithshëm. AFD mbështet disa prej tyre në Ballkanin Perëndimor duke u dhënë atyre grante.
Mobilizimi i të rinjve sot për nesër
Të rinjtë janë një grup demografik prioritar, për shkak të vlunerabilitetit të tyre joproporcional socio-ekonomik në Ballkan dhe rëndësisë së tyre të dukshme në zhvillimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.
Në Kosovë, AFD mbështet projektin Ejo të zbatuar nga OJQ PLAY International. Më shumë se 29,000 fëmijë kosovarë përfitojnë nga aktivitetet sportive që ajo ofron. Duke ofruar akses ndërmjet komuniteteve në sport, ky projekt u ofron të rinjve një hapësirë për të lëvizur, për t’u lidhur dhe për t’u bashkuar përkundër dalimeve të tyre. Gjithashtu u mundëson mësuesve kosovarë të shtojnë në setin e mjeteve të tyre të punës një metodologji të re sportive të zhvilluar nga PLAY, tashmë e njohur nga shteti. Një komponent i fortë ndërkulturor është gjithashtu i pranishëm në këtë projekt, ku konfliktet në komunitet rrisin rrezikun e braktisjes së shkollës.
Pas përfundimit të shkollimit, më shumë se 50% e të rinjve në Kosovë janë të papunë. Ndërmarrësia mund të jetë një mënyrë për të rinjtë që të krijojnë mundësitë e tyre duke kontribuar në dinamizmin ekonomik të vendit të tyre. Projekti i parë i mbështetur nga AFD në Ballkan është iniciativa RISE (Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë), i zbatuar nga Pulse (SOS Group). Ky program rajonal mbështet ndërmarrësit socialë nën moshën 35 vjeç dhe forcon kapacitetet e organizatave ekzistuese lokale. Trajnimi, financimi dhe aksesi në një rrjet rajonal u ofrohet këtyre ndërmarrësve të rinj me projekte me ndikim pozitiv. Ky projekt synon të krijojë hapësira të reja fuqizimi për të rinjtë duke promovuar pajtimin rajonal.
Zhvillim gjithëpërfshirës, ekonomi e baraspeshuar
Shumë projekte të mbështetura nga programi RISE trajtojnë temën e ekonomive gjithëpërfshirëse, me synimin për të krijuar vende pune ose hapësira të këndshme për komunitetet e margjinalizuara. Përfshirja socio-ekonomike është një sfidë jetike, e pranishme në qendër të misionit të çdo OSHC të mbështetur nga AFD në rajon.
Në Kosovë dhe Shqipëri, AFD po mbështet projektin Pride+, të udhëhequr nga ERIM Europe. Ky projekt mbështet komunitetin LGBTQI+, i ekspozuar në mënyrë disproporcionale ndaj rrezikut të përjashtimit social. Përmes një platforme dixhitale, Pride+ ofron mbështetje psikosociale, këshillim punësimi dhe akses më të lehtë në shërbimet mjekësore. Në përpjekje për të promovuar përfshirjen dhe pranimin e anëtarëve LGBTQI+, po forcohen edhe kapacitetet e disa organizatave lokale dhe qendrave komunitare. Kjo qasje e mbështetjes së aktorëve lokalë forcon njohuritë lokale nëpërmjet shkëmbimit të njohurive me partnerët e tyre francezë dhe evropianë.
Përfshirja, rinia, punësimi dhe fuqizimi i organizatave dhe komuniteteve lokale janë linjat kryesore të veprimit për mbështetjen e AFD-së ndaj shoqërisë civile në Ballkan. Një perspektivë shumëdimensionale e nevojshme për të përballuar kompleksitetin e sfidave sociale dhe mbështetje për aktorët kryesorë në zhvillimin e qëndrueshëm, përtej vetëm çështjeve klimatike.