THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR PROJEKTIN E OSHC-së 2024
Për të mbështetur veprimtarinë e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në fushën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe solidaritetit ndërkombëtar, AFD-ja publikon dy Thirrje për Shprehje të Interesit (THSHI), të cilat synojnë të parapërzgjedhin projekte të hartuara nga OSHC-të franceze ose lokale, në vendet partnere, me synim financimin e tyre për vitin 2025.
Të dy THSHI-të janë të hapura deri të hënën, më 13 maj 2024 (deri në orën 18:00 – ora universale). Dorëzimi i projektit duhet të bëhet online nëpërmjet portalit Oscar https://oscar.afd.fr/user/login?destination= Për OSHC-të që nuk kanë ende një llogari në portalin Oscar, kërkesa për hapje të saj duhet të bëhet jo më vonë se më 1 maj 2024.
OSHC-të vendore (duke përfshirë sindikatat) janë të pranueshme për sa kohë që ato janë financuar të paktën një herë, drejtpërdrejt ose nëpërmjet një OSHC franceze apo ndërkombëtare, në një projekt të përfunduar (maksimumi deri në vitin 2024), nga një ent i Grupit AFD, pavarësisht nga shuma e marrë, ose nga një ambasadë franceze si pjesë e financimit vjetor prej të paktën 100,000 € (për shembull, projektet e Fondeve të Ekipit Francë, ish-FSPI).
Gjithashtu, organizatat lokale të shoqërisë civile inkurajohen të aplikojnë si më poshtë:
1. duke dërguar aplikimin e tyre drejtpërdrejt përmes THSHI-së të destinuar për OSHC-të lokale, me kusht që ato të kenë qenë tashmë partnerë të një OSHC-je franceze (OSHC-të vendore mund të paraqesin një synim të vetëm projekti); ose
2. duke krijuar një partneritet me një organizatë franceze, e cila më pas mund të paraqesë projektin brenda kornizës së THSHI të destinuar për OSHC-të franceze (OSHC-të franceze mund të paraqesin dy synime projekti)
Ndër kriteret e pranueshmërisë:
o OSHC-ja juaj duhet të jetë e regjistruar në vendet që kualifikohen për asistencë zyrtare zhvillimore sipas listës së krijuar nga Komiteti i Ndihmës për Zhvillimin ( KNL) i OECD.
o Projekti juaj duhet të kontribuojë në forcimin e shoqërisë civile dhe arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
o Shuma totale e projektit tuaj për tre vjet duhet të jetë më e madhe ose barabartë me 500,000 €.
o Buxheti vjetor i OSHC-së suaj duhet të jetë më i madh se 238,000 €.
Projektet për të strukturuar mjedisin e OSHC-ve lokale (SMA) si dhe projektet e edukimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe qytetarinë globale (EZHQQG), ndonjëherë i quajtur edukimi global) do të inkurajohen dhe mbështeten.
Gjithashtu, synimet e projekteve me objektiv kryesor: i) barazinë gjinore, transformimin e marrëdhënieve sociale gjinore dhe forcimin e organizatave për të drejtat e grave në shoqërinë civile, ii) forcimin e zërit të të rinjve dhe kapacitetin e tyre për veprim, iii. ) klima dhe biodiversiteti, do të kenë prioritet në vendimet përfundimtare të THSHI-së.
AFD-ja bashkëfinancon projektin tuaj deri në:
o 90% të maksimumit të buxhetit total për OSHC-të lokale;
o 80% të maksimumit të buxhetit total për OSHC-të franceze.
Kohëzgjatja maksimale e projektit është tre vjet, e rinovueshme.
Për më shumë informacion: [1]https://www.afd.fr/fr/appel-manifes...
[1] Thirrje për shprehjen e interesit të projektit OSHC 2024