Ambasadori Olivier Guérot vizitoi kolegjin AAB në Prishtinë

JPEG

Të premten, më 25 nëntor 2022, ambasadori i Francës, z. Olivier Guérot, vizitoi Kolegji AAB në Prishtinë. Gjatë takimit me rektorin Bujar Demjaha u bisedua lidhur me bashkëpunimin e pasur dhe të larmishëm ndërmjet ambasadës dhe AAB-së.

Ambasadori mbajti një konferencë para studentëve të AAB-së me temë: “Diplomacia franceze”. Gjatë fjalës së tij, ai rikujtoi historinë e Francës dhe shoqërisë bashkëkohore, si dhe rolin dhe angazhimin e saj në botë në favor të paqes, sigurisë, të drejtave të njeriut, zhvillimit dhe mjedisit.

Më pas, ambasadori u prit në “Bistrot Montmartre”, pararendës i prezencës franceze në kuadër të këtij universiteti dhe bazament për thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe universitar franko-kosovar.

JPEG

JPEG

publie le 28/11/2022

hautdepage