Vazhdimi i ideve për një vizion të qëndrueshëm dhe dinamik të bashkëpunimit
- Ferit Idrizi, kryetar i komunës Vushtrri
Marie-Christine Butel, ambasadore e Francës Foto: Ambasada e Francës
Përtej të mësuarit të flasësh ’gjuhën e Molierit’, titulli i edicionit tonë të Frankofonisë [ATMOSPHERE… 2022], janë këto të gjitha vlera të Francës dhe ekspertizat e saj në shumë fusha (duke filluar nga kultura deri te prodhimi i energjisë), të cilat ekipi komunal i Vushtrrisë synon t’i përvetësojë, në veçanti me institucionet e saj shkollore. Po flasim këtu për shkollën e mesme profesionale, Bahri Haxha, apo SHMU2 në kuadër të të cilës është Qendra kulturore frankofone. Partneriteti ndërmjet Vushtrrisë dhe Francës vazhdon të strukturohet dhe zhvillohet në mënyrë të pamohueshme.
Si dëshmi: vizita produktive e kurtuazisë që Shkëlqesia e Saj znj. Marie-Christine BUTEL i bëri Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z. Ferit IDRIZI, këtë të martë, më 26 prill. Kurtuazia nuk përjashton edhe momente për diskutime dhe propozimet, vendet dhe projektet u shqyrtuan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Në program: ristrukturimi i sektorëve dygjuhësorë, një studim që i është besuar APFK-së (Shoqata e profesorëve të gjuhës frenge në Kosovë) dhe i prezantuar vitin e kaluar [ATMOSPHERE 2021] nga kryetarja e saj znj. Nerimane KAMBERI dhe z. Kushtrim BULIQI, profesor nga Vushtrria dhe i sapo zgjedhur kryetar i Aleancës Franceze të Prishtinës. Ky program do të mund të zbatohet në realitet! Në të vërtetë, Ambasada synon të vë në dispozicion, që nga ky vit, mjete shtesë nëpërmjet "Fondit të Solidaritetit për Projektet Inovative të forcimit së gjuhës frenge..." në kuadër të mbështetjes së këtyre sektorëve në zhvillim.
Kryetari i komunës pranoi gjithashtu me kënaqêsi ftesën e Ambasadores së Francës për të marrë pjesë në misionin e rëndësishëm diplomatik (së bashku me disa ministra), i cili do të zhvillohet nga data 26 qershor deri më 1 korrik në Hauts-de-France kryeqyteti i së cilës është Lille (45 minuta nga Parisi dhe Brukseli). Kryetari i Komunës së Vustrrisë do të mund të studiojë hipotezën e një binjakëzimi në këtë rajon të hapur për bashkëpunim, pse jo edhe me Cambrai, ku partneriteti për mësimin e frëngjishtes, përfshirë edhe në fushën profesionale, do të jetë një pikë e fortë bashkëpunimi në Hauts de France. Do të jetë gjithashtu një mundësi për të njohur Gravelines (vendndodhja e njërit prej termocentraleve më të mëdhenj bërthamorë në Evropë), një kështjellë madhështore e ndërtuar nga Vauban dhe e pajisur me objekte sportive të nivelit të lartë. Në të njëjtën kohë, ish-rajoni minerar i cili sot mirëpret muzeun e famshëm Louvre-Lens do të jetë një tjetër pikë kryesore e këtij misioni. Këto dy vizita, të planifikuara në programin e delegacionit të kryesuar nga ambasadorja jonë, do të përbëjnë dy shembuj të mrekullueshëm të tranzicionit ekonomik, ku Kultura, Turizmi dhe Arsimi kanë luajtur një rol të madh.
Por edhe momentet më të mira marrin fund, të gjitha janë të përkohshme, dhe vizita përfundoi me dorëzimin e qindra librave në Qendrën Frankofone si pjesë e partneritetit me Aleancën Franceze të Prishtinës përmes programit [Hors les Murs]. Premtimi është dhënë nga Ambasada dhe Aleanca për ridekorimin e plotë të qendrës!
Pas ’Bistrot Montmartre’ në Universitetin AAB dhe ’Le Vieux Lyon’ në Institutin e aftësimit Profesional të KTC-së në Fushë Kosovë, edhe qendra frankofone e Vushtrrisë po përdaditet të (ri)lindë: ‘Au beffroi de Cambrai’ ! Një program i tërë sepse kambanoret në veri të Francës janë në kulla të mëdha, shpesh mesjetare, të varura nga kambanat madhështore. Ato mbeten simbol i lirisë së shtrenjtë e fituar nga komunat në Francë, gjatë gjithë historisë së saj!
Tre goditjet e Aktit II të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës janë pra gati për t’u realizuar. Perdja dhe… duartrokitje! »