Vizita dhe takime të ambasadores së Francës në Prizren

Ambasadorja e Francës, znj. Marie-Christine Butel, të martën, më 22 shkurt 2022, ishte në Prizren për një sërë vizitash dhe takimesh të rëndësishme. Nuk është ndonjë befasi kjo, pasi Prizreni do të jetë "Kryeqyteti kosovar i Frankofonisë, gjatë edicionit të ri të [ATMOSPHÈRES...]... nga 13 deri më 20 mars (në gjuhën e Molierit, i lindur 400 vjet më parê, siç e përmendëm në një postimi i mëparshëm)!

JPEG - 303.5 ko
Marie-Christine Butel, ambasadore e Francës në Kosovë
Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit
Fotografia: Komuna e Prizrenit

Nga ora 11:00 znj. Butel u prit nga kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj. Gjatë një takimi konstruktiv, u bisedua për akset kryesore të partneritetit ku vendin e tyre do ta kenë Kultura, Sporti dhe Arsimi. U bisedua për një binjakëzim mes Prizrenit dhe një qyteti të madh në veri të Francës, më pak se një orë larg Parisit. Në të vërtetë, bashkëpunimi mes DokuFest dhe Studio Kombëtare të Arteve Bashkëkohore në Tourcoing bën të mundur që të parashikohet një bashkëpunim edhe më i gjerë... nga qyteti në qytet!

JPEG - 314.9 ko
Marie-Christine Butel, ambasadore e Francës në Kosovë
Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit
Fotografia : Komuna e Prizrenit

Në drekë dhe pasdite, bashkëpunimi mes Universitetit të Prizrenit dhe atij të Bordeaux, duke pasur parasysh mundësitë e mrekullueshme që ofrojnë sektorët rreth verërave, por edhe djathrave, dëshmon se është një plan i tërë së bashku rreth turizmit që Franca dhe Kosova mund të ndërtojnë në vitet e ardhshme.
Dita përfundoi me një vizitë në infrastrukturën e Autostrada Bienale, e cila gjithashtu do të presë [ATMOSPHÈRES...], nga 14 deri më 19 mars së bashku me DokuFest, ndërsa ekipi francez ’Jardins de la Paix’ nga Amiens sapo kishte ardhur për vizitë pune dy ditore.

JPEG

Në të vërtetë, me mbështetjen e Ambasadës së Francës, Autostrada Bienale është pjesë e një projekti ambicioz evropian të paraqitur në programin Creative Europe. Jardins de la Paix është frymëzuar dhe koordinuar nga ekipi francez i udhëhequr nga Gilbert Filinger, ish-drejtor i Maison de la Culture në Amiens. Bëhet fjalë për Shtëpinë e parë të Kulturës në Francë dhe një nga qendrat më të mëdha kulturore dhe teatrore në vend.

Marrëdhëniet kulturore, arsimore por edhe turistike me përfitime ekonomike në mes të Kosovës dhe Francës po zhvillohen me sukses, një pranverë e bukur po vjen!

JPEG

publie le 02/03/2022

hautdepage