Ambasadorja e Francës takoi drejtorin e Akademisë diplomatike të Kosovës

JPEG - 1.2 Mo
Znj Marie-Christine Butel, ambasadore e Francës
Z. Behar Isma, drejtor i akademisë diplomatike të Kosovës
Fotografia : akademia diplomatike e Kosovës

Ambasadorja e Francës znj. Marie-Christine Butel, ka takuar sot drejtorin e Akademisë diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës z. Behar Isma. Ata diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën diplomatike, veçanërisht gjatë Presidencës franceze të Këshillit të BE-së.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në tema të ndryshme duke përfshirë:
- Rinovimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike dhe Institutit Kombëtar të Shërbimit Publik (INSP) në Francë, si pasardhës i ENA-s që nga 1 janari.
- Vazhdimin e kurseve të gjuhës frenge në Aleancën franceze të Prishtinës për diplomatët kosovarë.
- Angazhimin e Kosovës për të kaluar nga anëtare e asociuar në anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF)
- Organizimin e konferencave dhe seminareve në kuadër të Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së në mbështetje të trajnimeve të ofruara për diplomatët kosovarë.

publie le 03/02/2022

hautdepage